HomeLajme / Вести

Taravari merr mbështetje të fortë për këto zgjedhje

Abdulfeta Alimi, heroi i 27 Prillit dhe Ilir Xhaferi, djali i Arbën Xhaferit i kanë dhënë mbështetje Arben Taravarit në këtë betejë politike të tij.

Bashkë me Alimin dhe Xhaferin, Taravari ka qëndruar në Prishtinë ku kanë realizuar edhe një takim me kryeministrin, Albin Kurti.

“Tani jemi në Prishtinë për një takim shqiptarësh me simbolikë të Madhe!
Me Ilir Xhaferin pasardhësin e Arbën Xhaferit, me Feta Alimin, trim mbi trima dhe besnik, dhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili është Mbështetës i Kauzës Tonë, Insipirues dhe Shembull i Lëvizjeve të Mëdha!
NDRYSHIMI FILLOI”, ka shkruar Taravari mbi fotografinë me Kurtin, Alimin dhe Xhaferin.