HomeLajme / Вести

“Koha për Ndryshim – bashkë ta votojmë Opozitën”

NUK KA POPULL TË KEQ, KA POLITIKAN TË KËQINJ -TOLSTOI

Në këtë kontekst doja të ve në dukje egërsinë e fushatës elektorale që ka perfshirë Maqedonine e Veriut. Partitë në pushtet duan me ç’do kusht të qëndrojnë në Pushtet dhe nuk zgjedhin dhe as kursejnë asnjë mjet për të mbajtur Pushtetin dhe për ta denigruar Opozitën. Opozita po bën nje fushatë të qytetëruar pa sharje , pa ofendime dhe pa e denigruar asnjë nga figurat e Pozitës (edhe pse ka një arsenal argumentesh për ta bërë) …

Habit fakti që thirret në emër te UÇK- së, nderkohë sllogani eshte Fronti Europian.
Tani ndajeni mendjen , nuk mund të jesh me dy standarde. Opozita ka gjithë të drejtën e Zotit për ta kërkuar pushtetin dhe po e kërkon në mënyrë të qetë dhe shumë të civilizuar. Pas 22 vjetesh Pushtet (në teorinë politike amerikane njihet ”paranoja e Pushtetit” nëse i kalon mbi 2 mandate) .
Partia në pushtet është e lodhur dhe nuk ka cfarë të jape më.

Ka ardhur koha për Ndryshim. Le të bëhemi bashkë dhe ta votojmë Opozitën. Ta provojmë një herë se ç’mund të bëjë kjo Opozitë.
Mbase bën diçka më mirë se Pozita deri tani. Pastaj po qe se s’ka rezultat, 4 vjetë pas dere janë. Populli ka të drejtën e Zotit për ta denuar me votë dhe ta rikthejë aty ku ishte, por le ta provojmë nje herë…

Dr.Genc Polisi