your denunciation / Your applicationHome

Struga between real scandals and scandalous realities...!?

Struga vazhdon me skandalet reale të përditshme në arsimin fillor, këtë rradhë Shkolla Fillore e Muzikës në Strugë, nuk paska paguar mësimdhënësit për 17 muaj radhazi. Inspektorati i Arsimit publikon informacionin se e njëjta shkollë punon në të zezë.

Komuna e Strugës për vitin 2023, për arsimin fillor në buxhetin Komunal ka paraparë 7.940,000.00 Euro, kurse për arsimin e mesëm 3.050,000.00 Euro, pra reth 11.000,000.00 Euro dhe Struga për shkak të papërgjegjësisë të Kryetarit të Komunës Ramis(with) Merko, vazhdon me skandalet në arsim dhe shum pak dije.

Docent Doktor Jeton Shaqiri, në veti të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, shmangni përgjigjen e famshme “duhet të më kuptoni” dhe keni plotë arsye dhe obligime ligjore të ndërhyni dhe t’ja merni ingerencat Komunës së Strugës në sferën e Arsimit dhe të rregulloni situatën katastrofale dhe skandaloze në të cilën gjendet arsimi në Strugë.

Me këtë ju sado pak do të lani fajin e prezencës në fushatën e zgjedhjeve lokale në hapjen e shkollës fillore në fjalë, që u tregua se e keni bërë për poena politike, do të hiqni nga vetja bindjen në publik se po bëni argatin e Doktor Ramis(with) Merko dhe do të shmangni përgjegjësinë ligjore ndaj situatës së krijuar me arsimin në Strugë.

Realitete Skandaloze keni gati në të gjitha shkollat fillorenë Strugë, në sferën e emërtimeve të drejtorëve, mësim On-line pa vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, punësimeve partiakepolitike dhe jo ligjore, kushteve jo të mira të shkollave, keqbërjeve, menaxhimit të dobët, etc..
Ndërhyni sa më shpejtë edhe pse jeni shumë vonë, në të kundërtën do të dëgjojmë përditë lajme me ikje të nxënësve, shprazje dhe mbyllje të klasave, tkurrje gjithandej…!

Inspektorati i Arsimit, ka shumë punë ne Komunën e Strugës dhe të mos pres dikush të denoncojë ndonjë problem që të veproj, por të kryej obligimet ligjore, të informoj kompetentet me situatën dhe të marrë masa ligjore.

Lulzim Nasufi, Head of the ASH Branch - Struga.