Foto / ФотоHomeLajme / ВестиQyteti / ГрадRrethina / ОколинаVideo / Видео

Shoqata e të Burgosurve dhe të Persekutuarve Politik Shqiptarë, feston në qendër të Strugës

Sot në qendër të Strugës, ish të burgosurit dhe të përndjekurit politik shqiptarë kanë organizuar një manifestim kulturor për nder të festave të Nëntorit.
Me këngë, valle dhe recitime si dhe në prani të qytetarëve struganë dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare në këto anë, u përkujtua 50 vjetori i Revoltës Popullore të vitit 1968, përvjetori i Flamurit Kombëtar dhe Dita e Alfabetit.
Të pranishmëve iu drejtua kryetari i Shoqatës së të burgosurve politik, veprimtari Shpëtim Pollozhani, i cili ndër të tjera theksoi se Struga ka qënë vatër e shumë lëvizjeve kombëtare dhe se ka luajtur rol të rëndësishëm në shumë ngjarje historike të popullit tonë, duke përfshirë Kongresin e Manastirit, shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, Revoltën Popullore të viteve 1967-68, ngjarjet e vitit 1981 si edhe në vitet 1998 – 2001, përcjell VOX Struga.
Krahë Pollozhanit në skenë ishin edhe dy nga ish të burgosurit politik të viteve 67-68, ndërsa Irfan Vlashi dhe Sejdin Lloga, ndërsa nuk u la pa përmendur sakrifica e Shefit Iljazit e Murat Labënishtit, që bashke me shumë të tjerë i kaluan vitet më të bukura të jetës në burgjet jugosllave. Ndër to ishin edhe Olloman Sela, Zijadin Qyra, Tosum Roçi, Xhevat Lena, Kadri Pollozhani, ndërsa u përmend edhe sakrifica e Nuri Mazarit – Komandant Struga, për periudhën e luftërave në Kosovë, Preshevë dhe Maqedoni.

Manifestimin e përshëndetën edhe mërgimtarët e Strugës, ndërsa për programin artistik u kujdes SHKA Shpresa nga Veleshta, SHKA Rezet e Strugës, aktori Pajazit Murtishi dhe recituesja Vesa Nura./VOX Struga/