Denoncimi juaj / Ваша пријаваFoto / ФотоHomeLajme / ВестиQyteti / Град

Denoncim: Ja si parkohet Drejtori i Parkingjeve!? (FOTO)

Ja si parkohet drejtori i parkingjeve!?

Në postën tonë elektronike të VOX Struga, ka ardhur denoncim nga një qytetar, i cili shprehet i shqetësuar me mënyrën se si parkohet vetura në foto, mbi trotoar.
“Kjo është vetura e Drejtorit të Parkingjeve, Armend Shaqiri. Siç e shihni për çdo ditë ky person parkohet mbi trotoar edhepse parkingu gjendet vetëm disa metra prej aty. Tani ky ose dëshiron të reklamojë veturën ose dëshiron të tregohet i fortë dhe se askush nuk mund ta pengojë. Kjo është e patolerueshme. Fotografitë janë bërë në ditë të ndryshme, për të dëshmuar se kjo veturë për çdo ditë parkohet mbi trotoar dhe paraqet pengesë të madhe për këmbësorët”- shkruan qytetari i revoltuar nga sjellja e tillë e drejtorit Armend Shaqiri.
VOX Struga shtron dilemën, se a di të parkohet drejtori i parkingjeve dhe pse policia nuk merr masa?
Nëse deri sot nuk e kanë vërejtur, atëherë i lusim organet e policisë që sonte të bëjnë një xhiro në këtë lagje dhe mbase e shohin prapë të parkuar aty veturën e drejtorit!
Iu bëjmë apel të gjithë atyre që ushtrojnë funksione publike dhe që paguhen nga taksat dhe tatimet e qytetarëve, që në të ardhmen të kenë kujdes se si sillen sepse ata duhet të jenë shembull për të tjerët!

Më poshtë mund të shikoni fotografitë e dërguara në adresën tonë voxstruga@gmail.com dhe mund të gjykoni vetë!
/VOX Struga/