Denoncimi juaj / Ваша пријаваHomeLajme / Вести

Reagon ashpër Aleanca, kërkon dorëheqje nga drejtuesit e shkollës!

Pas publikimit të lajmit në VOX Struga se nxënësit e Shkollës Fillore “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë prej tre javësh mësojnë në ambiente të ftohta, pa nxemje, ka reaguar partia opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët. Nga kjo parti kërkojnë përgjegjësi nga organet kompetente dhe dorëheqje nga udhëheqësia e shkollës. Nga ASH pyesin kreun e Strugës se si mund të blejë makina luksoze dhe nuk mund të sigurojë dru për shkollat.

“Dënojmë ashpër këtë sjellje të turpshme të udhëheqësisë së pushtetit lokal në Strugë. Të lësh fëmijët e vegjël të mësojnë në klasa të ftohta është krim. Për këtë duhet patjetër të jepet llogari dhe dikush duhet të përgjigjet.

Kërkojmë përgjegjësi dhe dorëheqje nga udhëheqësia e Shkollës Fillore “Vëllezërit Milladinovci”. Kjo nuk mund të tolerohet.

Kërkojmë përgjegjësi nga drejtuesi i Sektorit për Arsim në administratën komunale, Dashmir Nasufi. Të dalë para opinionit dhe të sqarojë se si mund të lihen 300 nxënës të moshës nën 10 vjeç, të durojnë të ftohtin brenda mureve të shkollës.

Kërkojmë llogari dhe përgegjësi nga Ramiz Merko si kryetar komune, të sqarojë para qytetarëve se si mund të sigurohen dhe harxhohen para nga Buxheti i qytetarëve për të blerë makina luksoze e nuk mundeshka të sigurohen dru për ngrohjen e ambienteve ku mësojnë fëmijë?!
A skuqeni ndonjëherë ju?
Zoti dhe dridhjet e atyre fëmijëve të vegjël do t’ju dënojnë” – përfundon reagimi Aleancës për Shqiptarët në Strugë.

/VOX Struga/