HomeLajme / Вести

Freedom House: Maqedonia shkon prapa! Ka korrupsion afatgjatë të nivelit të lartë

Maqedonia e Veriut shënon kthim prapa në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, thuhet në vërejtjet kryesore të raportit të fundit “Shtetet në Tranzicion” të Freedom House, përcjell TV21. Në të paralajmërohet për korrupsion afatgjatë në nivele të larta, ndërsa ka vërejtje edhe për konfliktin mes palëve në lidhje me ndryshimet kushtetuese të nevojshme për integrimin europian të vendit.

Maqedonia e Veriut nuk ndërmori hapa të rëndësishëm për të eliminuar rrjetet e korruptuara të veprimit ndërsa fuqia vazhdoi të përqendrohet në koalicionet e disa partive, thuhet në Raport. Ai kritikon edhe ndryshimet në Kodin Penal që ulin dënimet jo vetëm për funksionarët, por edhe për qeverinë e mëparshme të, siç e quanin ata, kryeministrit antidemokratik Nikolla Gruevski, ndërsa as ai, as bashkëpunëtorët e tij më të afërt nuk u përgjigjën para drejtësisë./tv21.tv