HomeKulturë / КултураLajme / Вести

“Night to Shine” / Mbrëmje gala, për personat me nevoja të veçanta

Kisha Ungjillore e Ohrit organizon mbrëmjen e maturës “Night to Shine” për personat me nevoja
të veçanta
Sponsorizuar nga Fondacioni i Tim Tebow
{7 Shkurt 2020, ora 17:00-20:00, Restorant Fantasy, Strugë} – {Kisha Ungjillore e Ohrit} lajmëroi sot
se do të shërbejnë si një nga 800 kishat në mbarë botën për organizimin e Night to Shine 2020, të
sponsorizuar nga Fondacioni i Tim Tebow. Ky event organizohet nëpërmjet kishave lokale anë e mbanë
globit, në të njëjtën ditë në 7 Shkurt. Night to Shine është një eksperiencë e një mbrëmje mature të
paharrueshme, të përqëndruar në dashurinë e Perëndisë për personat me aftësi të veçanta. Kisha
Ungjillore është e lumtur të jetë pjesë e kësaj lëvijzje botërore që bashkon kishat nga denominacione të
ndryshme nga e gjithë bota për një qëllim të përbashkët për të nderuar personat me aftësi të veçanta.
Çdo i ftuar special i Night to Shine do kalojë tapetin e kuq me një mikpritje të ngrohtë nga një turmë
vullnetarësh dhe paparazzi. Kur mbërrijnë të ftuarit specialë, ju ofrohet një trajtim mbretëror, stilim
flokët dhe makeup, lustrim këpucësh, vendosja e luleve (corsages), darkë, dhurata dhe muzikë/ kërcim…
të gjitha këto na çojnë në momentin kulminant kur çdo i ftuar special kurorëzohet si mbret dhe
mbretëreshe e mbrëmjes së maturës.
“Është frymëzim të shohësh si Zoti e përdor kishën në aspekt global të ngrihet dhe të përkrahë personat
me nevoja të veçanta. Unë besoj se bota po bashkohet nëpërmjet Night to Shine për të festuar dashurinë
e Perëndisë ndaj nesh! Çdo qyteti, fshati, shteti i duhet një Night to Shine për komunitetin e tyre me
aftësi të veçanta- një mundësi për tu bërë pjesë e diçkaje të madhe dhe jetë-transformuese…dhe për të
pasur bekim gjatë këtij proçesi,” -tha Tim Tebow, krijues i Fondacionit Tim Tebow
Si sponsor i Night to Shine, Fondacioni i Tim Tebow i siguron çdo kishe organizatore një manual zyrtar
planifikimi për Night to Shine 2020, udhëzim personal, dhe përkrahje nga një staf i Fondacionit të Tim
Tebow si dhe akses në burime të ndryshme që do tju vijë në ndihmë të ftuarve për një mbrëmje të
paharrueshme.
Night to Shine ka përjetuar një rritje të madhe, tani është viti i gjashtë që ekziston. Ky event filloi ne
2015 me 44 kisha organizatore dhe 15,000 vullnetare duke nderuar me tepër se 7,000 mbretër dhe
mbretëresha. Shkurtin e kaluar, 655 kisha organizatore dhe 200,000 vullnetare u bashkuar të festojnë
mbi 100,000 miq të nderuar me nevoja të veçanta. Tani që eshtë viti i gjashtë, Fondacioni i Tim Tebow
parashikon 800 kisha organizatore.
Për më shumë informacion mbi Night to Shine, të sponsorizuar nga Fondacioni i Tim Tebow vizitoni
faqen: http://www.timtebowfoundation.org/index.php/night-to-shine/
Përreth Fondacionit të Tim Tebow
Fondacioni i Tim Tebow ekziston të sjellë Besim, Shpresë, dhe Dashuri për ata që kanë nevojë për
ditë më të ndritura në përiudhat më të errëta të nevojave. Ky mision përmbushet çdo ditë

nëpërmjet 7 fushave të ndryshme të misionit të Fondacionit të cilat përfshijnë W15H, Timmy’s
Playrooms, Orphan Care & Prevention, Adoption Aid, the Tebow CURE Hospital, Team Tebow
and Night to Shine. Për më tepër informacion vizitoni www.timtebowfoundation.org