HomeLajme / ВестиSport / Спорт

“Luçi” gjatë seancës së sotme stërvitore, nën urdhrat e Edi Rejas!

Blerton Sheji – Luçi, prej sot ka filluar stërvitjet me Ekipin A të Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Nën drejtimin e trajnerit me renome ndërkombëtare, Edi Reja, Sheji do të tentojë të zë vend në formacionin bazë të Kombëtares.

Talenti i FC Struga Trim Lum i cili shkëlqeu me paraqitjet e tij në Ligën e Dytë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut, po realizon ëndrrën e tij të madhe, të veshë fanelën e Kombëtares Kuq e Zi.

Krenar për Luçin janë edhe drejtuesit e klubit Struga Trim Lum, të cilët po i japin mbështetje maksimale në karierën e tij, informon VOX Struga.

Blerton Sheji që në moshën 16 vjeçare u bë pjesë e pandarë dhe e nevojshme e klubit strugan, duke luajtur si titullar pothuajse në të gjitha paraqitjet e klubit. Paraqitjet r tij mbresëlënëse nuk mbetën pa u parë nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit të cilët fillimisht e ftuan në ekipet e të rinjve, ndërsa prej sot edhe në Ekipin A.