Denoncimi juaj / Ваша пријаваHomeLajme / Вести

Ç’po ndodh me Ramiz Merkon, thuajse 2 muaj bojkoton vendin e punës?!

Ç’po ndodh me Merkon, mungesa të shumta në punë ?!

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko tashmë për javë të tëra nuk është i rregullt në vendin e punës, mëson VOX Struga. Informacionet tona flasin se për mbi dy muaj, Merko nuk paraqitet rregullisht në punë, por mungon shpesh, ndërsa paraqitet vetëm në raste urgjente dhe kjo nuk zgjat shumë.
Burime të VOX Struga-s thonë se edhe për nënshkrime domumentesh, Merkos ia dërgojnë në shtëpi apo në ndonjë lokal për ti nënshkruajtur.

Çka e mundon Kryetarin e Komunës së Strugës?

Të jesh i pari i një komune nuk është e lehtë. Premtimet e mëdha të bëra në fushata zgjedhore është vështirë ti realizosh. Kohë më parë si pasojë e kërcënimeve të shumta, Merko dërgoi letër deri tek Kryeministri Zaev, të cilin e njoftoi se ia delegon të gjitha kompetencat në fushën e urbanizmit. Edhe pse kjo ligjërisht nuk është e mundur, nga shumica u vlerësua si dobësi dhe paaftësi për të ushtruar me kompetencat burimore të pushtetit lokal.
Opozita në Strugë kërkoi që Merko të dorëhiqet, me arsyetimin se Kryetari i Strugës ka humbur kredibilitetin dhe aftësinë për të drejtuar Komunën e Strugës, përcjell VOX Struga.

Por, çka po ndodh realisht me Ramiz Merkon?
A vazhdojnë kërcënimet ndaj tij?
A do ta çojë deri në fund mandatin e tij si kryetar komune?

Kjo mbetet të vërtetohet në javët në vijim.
Përndryshe, ky është mandati i tretë në krye të Komunës së Strugës për Ramiz Merkon. Dy mandatet e para i ushtroi gjatë viteve 2005 – 2013. Gjatë mandateve të para, siç thuhet nga vetë të punësuarit, Merko ka qënë shumë i disiplinuar sa i përket orarit të punës. Nuk ka munguar kurrë pa arsye. /VOX Struga/