HomeLajme / Вести

VLEN hapi Shtabin Zgjedhor në Strugë

Koalicioni i opozitës shqiptare VLEN hapi mbrëmjen e kaluar Shtabin Zgjedhor në Strugë.

Para qindra struganëve u drejtuan krerët e këtij koalicioni, Bekim Qoku, Afrim Gashi, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Arben Taravari.

Të pranishmëve iu drejtua edhe profesori strugan, Petrit Pollozhank i cili ftoi të gjithë intelektualët e Strugës që ta përkrahin këtë koalicion, si të vetmin që mund ta sjellë ndryshimin e shumëpritur në vend.