Kulturë / Култура

Vit i brishtë

VIT I BRISHTË


Thonë se është një vit i brishtë,
me njerëz të lodhur e të trishtë.
S’ka burrëri, guxim e krenari,
strukja në shtëpi është më trimëri!


Por pranvera trokiti te dera,
lulet kanë çelur si ngahera,
Ditën e Verës vumë edhe verore,
presim gëzime pranverore.


Errësira nuk e fiton dritën,
e keqja s’mund ta ndalë rritën,
si pranvera, edhe vera do të vijë,
tok në çdo stinë, dita do të ndrijë.


@ Xhemi Hajredini
Strugë, 20 mars 2020