HomeRrethina / ОколинаSport / Спорт

Veleshtarët të vendosur: Kualifikohemi në Ligën e Dytë

Klubi i Futbollit “Veleshta”, prej disa javësh ka zgjedhur strukturat e reja drejtuese. Krenaria e Veleshtës i është lënë në dorë diasporës veleshtare nga Austria, Zvicra dhe Gjermania, si dhe biznesmenëve vendas, të cilët do të kujdesen për financimin e klubit.

Pas disa intervenimeve në stadimin e fshatit, klubi ka marrë përforcime të reja në stafin teknik dhe atë të lojtarëve.
9 përforcime të reja, lojtarë talentë kryesisht nga rrethina e Strugës. Bashkëpunim në nivel kanë edhe me ekpin e Struga Trim & Lum, prej ku kanë marrë në formë huazimi disa lojtarë.

Synimet e drejtuesve të klubit janë të qarta. Kualifikimi në Ligën e Dytë dhe rikthimi i lavdisë së dikurshme të KF Veleshtës.

VOX Struga i uron suksese drejtuesve dhe lojtarëve të KF Veleshtës.