Foto / ФотоHomeLajme / ВестиSport / Спорт

U mbajt turneu tradicional “Kupa Besa” në Waterbury CT në SHBA – Organizator komuniteti “Hasan Prishtina”

Komuniteti shqiptar “Hasan Prishtina” në Waterbury të shtetit Connecticut në SHBA, ka organizuar turneun e dytë në futboll të vogël. Turneu u mbajt më 5 Mars që përkon me datën e fillimit të qëndresës së heroit tonë legjendar, Adem Jashari me familjen e që njihet si fillimi i Epopesë së UÇK-së.

Në turne ishin pjesëmarrëse 8 skuadra nga të gjitha trojet shqiptare, ndërsa qëllimi i këtij organizimi, që do të mbetet si traditë për çdo vit, është edhe afrimi mes tyre i shqiptarëve, bizneseve shqiptare që veprojnë në SHBA, shkruan VOX Struga.

Organizator i turneut ishte Ylli Lena, ndërsa kryetar i komunitetit “Hasan Prishtina” para disa muajsh u zgjodh biznesmeni me prejardhje nga Struga, Agim Ismaili.

Turneun e dytë tradicional “Kupa Besa” në Waterbury e fitoi skuadra nga Familja Mamudi./voxstruga.mk