HomeThe town / citySport / sport

Struga Trim Lum started preparations for the spring season

Boyko: Synimi ynë – kupat europiane

Me séancën e parë stërvitore që u zhvillua të hënën pas dite kampioni vjeshtor Struga Trim Lum nisi përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit. Ekipi deri më datën 23 janar do të përgatitet në Strugë, ndërsa fazën kryesore nga 24 janar deri më 5 shkurt do ta zhvillojnë në Antalia të Turqisë.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Srgjan Zaharievski në grumbullimin e parë për vitin 2023, para futbollistëve ka prezantuar plan-programin e përgatitjeve. Plani parasheh dy faza – në Strugë dhe Antali.

“Kemi filluar me përgatitjet për sezonin pranveror, ku së pari do t’u uroj të gjithë futbollistëve shëndet dhe shumë suksese. Sa i përket sezonit pranveror, sigurisht me përfocimet që do të vijnë, shpresoj që të kapim një vend pë Kupat Europiane”, tha futbollisti Besmir Bojku.

Ekipi në Antalia përveç përgatitjeve të zakonshme, ku do ti jepet shumë rëndësi punës fizike dhe tekniko taktike, dhe do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore, Kontrolluesja e parë është më 22 janar kundër ekipit të Ohrit./KlanMacedonia