Denoncimi juaj / Ваша пријаваHomeLajme / Вести

“Struga më e fortë se Beogradi”

Struga më e fortë se Beogradi. Ky është konstatimi që ka bërë përmes një shkrimi në “facebok”, Hysamedin Feraj, profesor i filozofisë politike nga Tirana dhe këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Feraj, siç përcjell VOX Struga, bën krahasimin e shpalljes “non grata” nga SHBA të kreut të Komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe ish shefit të Shërbimit Sekret të Serbisë, Aleksandar Vulin. Nëse ky i fundit u detyrua të japë dorëheqje pas vendimit të DASH-it, sipas Ferajt, Merko ende qëndron dhe kryen detyrat në krye të administratës lokale edhe 5 muaj pas shpalljes “i padëshiruar” nga SHBA.

Ja çka shkruan Hysamedin Feraj:

Ramiz Merko më i fuqishëm se Vulini, Kovaçevski më i fuqishëm se Vuçiqi, Struga më e fortë se Beogradi!
Merko dhe Vulini u futën në listën e zezë të DASH-it për shkak të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Por, përballë DASH-it,
– Vulini u detyrua të japë dorëheqje nga posti, Merko e gëzon krejt i qetë;
– Vuçiqi e lëshoi Vulinin, Kovaçevski e mban Merkon;
– Begradi u dorëzua përballë SHBA-ve, Struga qëndron e fortë përballë SHBA-ve.