Foto / ФотоHomeLajme / ВестиQyteti / Град

Skandaloze: Ramiz Merko nuk e ka në plan zhvendosjen e deponisë (Dokumenti 1)

VOX Struga, ditë më parë paralajmëroi skandal në lidhje me çështjen e deponisë së qytetit të Strugës. Plani i shumë përfolur për zhvendosjen e saj dhe transportin e mbeturinave drejt deponisë legale Drislla në Shkup, ka dështuar. Komuna e Strugës kërkon që mjetet e dedikuara për këtë qëllim, tani të ridestinohen për qëllime tjera. Konkretisht, Kryetari i Komunës së Strugës ka kërkuar nga Qeveria dhe ministritë përkatëse që t’i japin dritë jeshile dhe mjetet e ngelura ti përdorë për mirëmbajtjen e deponisë dhe vazhdimin e grumbullimit të mbeturinave në vendin e deritanishëm, që për çdo ditë po helmon qytetarët.
VOX Struga ka siguruar dokument nga komunikimi mes Komunës së Strugës dhe disa ministrive, për këtë temë.
Edhepse para disa ditëve kemi kërkuar sqarim nga ana e Komunës së Strugës, nga kjo e fundit vazhdojnë të heshtin dhe ta injorojnë këtë problem. Prandaj VOX vendosi që sonte të publikojë dokumentin e parë që vërteton atë që ne e kemi paralajmëruar më herët.
Pra deponia do të ngelë në Strugë edhe për shumë kohë.

Në ditët në vazhdim do të publikojmë edhe dokumente tjera, ku vërehet qartë plani i kreut të Komunës së Strugës për ta mbajtur në Strugë, deponinë që vetë e solli para më shumë se 10 viteve.

Më poshtë shikoni dokumentin e parë të cilin e ka siguruar VOX Struga, ku Ministri i Pushtetit Lokal, Suhejl Fazliu i drejtohet Qeverisë me informacion rreth kërkesës së Komunës së Strugës për ridestinim të mjeteve financiare. Në parim nga kjo ministri thonë se janë dakord me çdo kërkesë brenda kornizave ligjore, porse për këtë çështje konkrete më parë duhet të japë mendim Ministria e Financave. /VOX Struga/