HomeKulturë / КултураQyteti / Град

Simpoziumi i 6-të Ndërkombëtar i Artit “Struga 2021” Maqedonia e Veriut / 26-31 Korrik 2021

Simpoziumi i 6-të Ndërkombëtar i Artit “Struga 2021” Maqedonia e Veriut
/ 26-31 Korrik 2021
Nga 26 korrik deri më 31 korrik 2021 në Strugë, për herë të gjashtë organizohet Simpoziumi
ndërkombëtar i artit “Struga 2021” ku pjesëmarrës do të jenë rreth 30 artistë të njohur nga 12
shtete të botës. Ky aktivitet ndërkombëtar organizohet nga Shoqata për Art dhe Kulturë
SILINDAR’T udhëhequr nga Burhan Ahmeti, me financim nga Ministria e Kulturës së
Maqedonisë së Veriut, San Deco, Komuna e Strugës, Pevalit, Buffy Security si dhe donatorë të
tjerë.
Kurator i ekspozitës janë artistët Teuta Hoxha Imeri dhe Berat Zulbehari me koordinatorët:
Verim Zendeli, Akime Nasufi Rexhepi, Kristina Zaturovska dhe Vjosa Pollozhani. Konsiderohet si
një nga projektet më të rëndësishme në fushën e artit pamor për qytetin e Strugës dhe
vlerësohet si një kontribut me peshë për zhvillimin e turizmit përmes aktiviteteve kulturo￾artistike me karakter ndërkombëtar.
Artistë të shumtë do ta vërshojnë Strugën, ku me penelatat e tyre do të kenë mundësi që
inspirimin nga bukuritë e rralla të Strugës t’i hedhin në telajo duke krijuar vepra arti. Kaq shumë
artistë, diku tridhjet në numër, nga 12 shtete të botës edhe atë nga Turqia, Azerbejxhani,
Kazakstani, Ukraina, Bosnja dhe Hercegovina, Gjermania, Italia, Serbia, Mali i Zi, Kosova,
Shqipëria dhe nga Maqedonia e Veriut, me forma të ndryshme të shprehjeve artistike do të
krijojnë dhe do i shijojnë bukuritë natyrore të kësaj ane si dhe mikpritjen strugane.
Artistët pjesëmarrës nga vende të huaja të këtij simpoziumi ndërkombëtar, janë:
Agim Kadillari, Anastasia Tarasenko, Anita Monoscalco, Ariana Bekteshi, Buron Kaceli, Denis
Haliti, Drenueta Berisha, Dževdet Nikočević, Edmond Dhrami, Fatos Bylykbashi, Fehim Husković,
Gëzim Azemi, Julia Chubutkina, Monika Dukaj, Muhamet Ahmeti – Metis, Nedžma Zukorlić,
Nevzat Bejtuli KICA, Oksana Evdokimenko, Olga Samar, Saranda Xhemajli, Schachnas Aghayeva,
Shkurta Bogujevci, Skender Idrizi, Strahil Petrovski, Şefkat Işlegen, Xheneta Kadillari, Saimir
Strati dhe Refki Gollopeni ndërsa artiste vendas nga Maqedonia janë: Angela Gjonceska, Akime

Nasufi, Remzije Lloga,
Ebru Selman, Ornela Asani, Enkela Pollozhani, Vanessa Oda si dhe organizatorët e simpoziumit.
Deri më tani Shoqata për Art dhe Kulturë “Silindart” ka organizuar shumë aktivitete të
rëndësishme ndërkombëtare në Gostivar, Tetovë, Strugë dhe Shkup, ndërsa ky simpozium arti
do të jetë shumë më madhështor nga vitet e kaluara, pasi që organizatorët kanë planifikuar
edhe tryezë të rrumbullakët me të gjithë artistët pjesëmarrës, ku do të diskutohet për gjendjen
e artit figurativ në botë, përparësitë dhe mangësitë e simpoziumeve dhe kolonive të artit, si dhe
do të miratohen konkluzione dhe rekomandime konkrete.
Ky simpozium ndërkombëtar i artit do të organizohet në një ambient të shkëlqyer me pamje të
mrekullueshme nga liqeni i Ohrit, e cila pamje do të jetë një stimul dhe inspirim shtesë që
piktorët që të japin maksimumin e tyre.
Organizimet e këtilla padyshim se kërkojnë përkrahje financiare. Sivjet ky aktivitet është
mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut, organizatorët me
një vullnet të madh duke sakrifikuar gjithçka, dhe falë donatorëve tjerë dhe miqve të tyre
arritën që t’ia dalin me shumë vështirësi. Organizatorët u falënderohen publikisht të gjithë
atyre që kontribuuan në mënyra të ndryshme, edhe atë: Komuna e Strugës, Hotel Solferino,
Buffy Security, Teatri Poshka, Lunar Grup.
Simpoziumi i 6-të Ndërkombëtar i Artit “Struga 2021” do të jetë edhe një mundësi e mirë për të
gjithë qytetarët e Strugës me rrethinë, turistët dhe artdashësit tjerë nga vende tjera që të
bëhen spektatorë në çfarëdo momenti të punës së krijimit të veprave të artit, të shikojnë se si
artistët një telajo të bardhë e transformojnë në një vepër arti. Këto janë vetëm disa nga
veçoritë e simpoziumit, pasi që artistët do të bashkëpunojnë edhe mes veti, me studentë të
artit, artdashës tjerë dhe nxënës që do të vijnë si vizitorë, ku do tu krijohet mundësia e
krahasimit të dijeve, qoftë në aspektin teknik e teorik si dhe eksperiencat e tyre. Do të krijohen
njohje dhe miqësi të reja të cilat mund të kthehen në të ardhmen në bashkëpunime tjera
serioze. Gjithashtu natën e fundit me datë 30 korrik 2021, në qiell të hapur do të hapet edhe
ekspozita e Simpoziumit të 6-të Ndërkombëtar të artit në shëtitoren e qytetit në Strugë, me
qëllim që të vizitohet nga më shumë artdashës dhe turistë.
Këshilli organizativ i këtij Simpoziumi ka paraparë një program të begatshëm kulturor dhe
turistik për artistët pjesëmarrës në Strugë, me qëllim që artistët të mbeten të kënaqur dhe të
vijnë e ta vizitojnë sërish Strugën, këtë perlë të Ballkanit.