HomeKulturë / КултураLajme / Вести

Shuhet në moshën 78 vjeçare, Remzi Nushi, muzikologu veleshtar

Ka ndërruar jetë sot në moshën 78 vjeçare, muzikologu i njohur veleshtar, Remzi Nushi. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, profesori i muzikës Vagner Nushi.

Remzi Nushi, ka lindur në Veleshtë në vitin 1944. Në Veleshtë ka kryer shkollimin fillor ndërsa të mesmen në Prizren. Në vitin 1972, përfundon studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike, ndërsa studimet në Akademinë e Arteve, dega e muzikës në Shkup i përfundon në vitin 1982. Gjatë karierës së tij ai ka punuar në shkollën fillore “J.B.Tito”. Ishte ndër themeluesit e festivalit “Këngë Jeho”, udhëheqës artistik i SHKA “Dr.Ibrahim Temo”, një ndër themeluesit dhe kryetari i parë i Shoqatës së muzicientëve shqiptar në Maqedoni. Poashtu, gjatë karierës së tij, ai ka krijuar mbi 30 këngë të ndryshme, ka qënë anëtar jurie në shumë manifestime muzikore, dhe është autor i librit të muzikës për klasën e VIII të shkollës fillore. Krahas punës dhe aktiviteteve tjera, ai ka edukuar dhe mësuar shumë nxënës në instrumente të ndryshme sidomos në fizarmonikë.