HomeLajme / Вести

Shoqëria drejt një regresi

Nga Doc. Dr. Shpendim OXHA

Njeriu dhe jeta e tijë paraqesin një dukuri të veçantë në shoqërinë njerëzore. Njeriu përveç asajë që është qenie biologjike ai është edhe qenie shoqërore sepse shoqëria është ajo që njeriun e edukon, arsimon dhe e socializon që sjelljet e tij, tia përshtasë kërkesave të shoqërisë.
Pikërishtë kjo formë e edukimit të njeriut e bënë që ai të dallohet dhe distancohet nga bota shtazore. Jeta e njeriut nuk është një formë e thjeshtë e ekzistencës së tijë por një kompleks dhe tërësi e shumë komponentave ku vijnë në shprehje racionaliteti, kreativiteti, sistemi vleror,sjellja e tijë konform normave, rregullave dhe ligjeve pozitive të cilat, të gjitha në tërësi, janë prodhim i shoqërisë. Nga kjo mund të themi se njeriu lindë si njëra nga qëniet më pak të pregatitura për jetë, pra lindë si një fletë e bardhë (tabulla rasa) dhe se ardhmëria e tijë dhe ekzistenca e tijë varen nga mjedisi shoqëror gjegjësisht nga arsimimi i tijë, pra sa i lexuar është?
Filozofi i njohur T. Hobs theksonte se njeriu si qënie nga natyra është i butë, jo i ditur dhe hulumtues, kurse sistemi- shkollimi është ai që njeriun e orienton drejt një rruge të mirëqënies, të dijes, të hulumtuimit, të studimit, të prodhimit, të objektivitetit. Pikërisht në rast se ky sistem nuk është i duhur për njeriun atëher njeriu do të marrë kahjen e mosmirëqënies, mosdijes, analfabetizmit si dhe kahjen e një regresi shoqëror e kombëtar. Faktori kryesorë në formimin e personalitetit të njeriutdhe të shoqërisë nuk nuk është faktori biologjik, por faktori i Arsimit- leximit, sepse vetëm atëher njeriu pregaditet drejt një të ardhme më të mir dhe më progresiv.


Leximi


Vlerësimi i një shoqërie orinetohet më tepër tek leximi. Leximi sigurisht qe e pasuron jetën dhe e mbush atë me një enciklopedi të fjalëve të duhura në kohën e duhur, për tu shprehur dhe kuptuar mendimet e të tjerëve. Veberi që e tjetësrsoj njeriun nga e keqja e tijë (antivlera), i dha kuptim vetëm leximit. E mbi të gjitha ai thoshte se „Të lexosh një libër nuk do të thotë të dalësh nga bota, por të hysh në botë, nga një derë tjetër”. Sipas tijë një shoqëri e lexuar hap dyer të mëdha në botë të zhvilluar, kurse një shoqëri e pa lexuar mbyell dyert e botës së të mirës, së dijës, së vlerës, së krijimit dhe zhvillimit. Libri, sot në shoqërinë tonë është zëvendësuar me mjete moderne të komunikimit, të cilat kurrë nuk mund ta zënë vendin e një libri, sepse libri është diçka tjetër, diçka më tepër se gjithçka që ke si mjete komunikimi. Shoqëria në R.Maqedonisë së Veriut është midis një gremine të thellë të mos leximit. E kjo sigurisht shihet edhe nga fakti se nga 24 orë në ditë, tetë orë njerëzit flenë, tetë orë punojnë, kurse tetë orë kalojnë nëpër rrjetet sociale: Facebook, Instagram etj. Kjo e vret trurin e nje shoqërie dhe e bën atë pasiv dhe inferior me dijen dhe vlerën, e bën atë jo konkurrues me shoqëritë tjera, sepse të menduarit dhe të vepruarit në këtë shoqëri orientohen pikërisht nga mjetet moderne të komunikimit dhe jo nga libri. Sipas studimit/ anketës së fundit të bërë(nga unë dhe studentët) rezulton që shoqëria jonë është e prirur shumë më tepër për mjetet moderne të komunikimit sesa për libër.

Grafiku 1

Burimi: Autori, 2022

Pyetjet që u janë parashtruar janë mbi librin dhe dijen, pra cili është libri i fundit që keni lexuar për vitin 2022? Ka gjetur një përgjigje shumë të vobekët ose edhe aspak. Edhe pjesa dërmuese intelektuale në përgjigjen e kësaj pyetje janë menduar në disa sekonda (sipas anketës). Ç`farë nënkupton në aspektin socio- psikologjik? Ata nuk kanë lexuar! (një pjesë). Nga pikëpamja grafikore tregon qartë, që shoqëria jonë është udhës së një gremine të antivlerës sepse numri i mos-leximit kalon çdo shifër të çdo kohe deri më tani, parë edhe në anën kronologjike.
Do të kishim një faqe t´jetër të paraqitjes së shoqërisë sonë, krejt ndryshe nga kjo e sotmja, në rastë se shoqëria jonë do të ishte më serioz dhe të hulumtonte dijen dhe diturinë pak më thellë e më me tepër gjykim.