HomeLajme / Вести

Shkolla e rinovuar në Strugë, pa kushte higjienike

Fëmijët tanë mësojnë në kushte joadekuate higjienike, reagojnë prindërit e nxënësve të shkollës fillore “Vëllezërit Milladinov” në Strugë. Këshilli i prindërve i ka dërguar dy ditë më parë shkresë drejtuesve të shkollës, ku kërkon zgjidhje të menjëhershme të problemit sa i përket higjienës, ngrohjes si dhe sigurimin e kushteve të punës sipas konceptit të ri arsimor. Afati për zgjidhje është shtatë ditë.

“Kemi reagime nga fëmijët se nuk kanë ku t’i lajnë duart, nuk kanë ku të kryejnë nevojat fiziologjike. Hymë bashkë dhe pamë që kazanët ishin të prishura, çezmat nuk punonin, jo të gjithë fëmijët mbanin higjienën personale. Shumica e prindërve thanë se e njëjta gjë ndodh edhe në klasat e larta. Në përgjigje të pyetjeve tona morëm se realizuesit nuk e kanë kryer punën e tyre, shkolla është vënë në funksion me defekte të mëdha teknike”, tha Bllagovesta Pop Stefania- këshilli i prindërve.

“Shumë prindër ankohen se fëmijët e tyre kanë streptokokë. Ka disa raste të rënda. Streptokoka është përhapur në ije, ka fëmijë që janë në spital. Me shumë mundësi për shkak të higjienës së keqe”, shtoi ajo.

Ata ankohen gjithashtu se sistemi i ngrohjes funksionon me ndërprerje kurse se në klasat e pjesës së re ku mësojnë klasat e ulëta, radiatorët janë të ftohtë pas disa orëve gjatë ditës.

Prindërit njoftojnë se nëse nuk ka përgjigje pozitive nga drejtoria e shkollës, hapi i radhës është njoftimi i inspektoratit arsimor dhe sanitar, do t’u kërkojnë që të hyjnë në shkollë, të konstatojnë gjendjen reale dhe të bëjnë procesverbal.

Drejtoresha e shkollës Albana Zhuta nuk deshi të flasë para kamerës. Por i mohon akuzat e prindërve duke thënë se janë të pabaza. Shton se kushtet higjienike janë në nivelin më të lartë dhe se ngrohja qendrore funksionon pa problem./Alsat.mk