HomeLajme / Вести

Salim Sulejmani shtrëngon duart me Arben Taravarin

Ish myftiu i Strugës, Salim Sulejmani ka vendosur që kontributin e tij ta japë nga një fushë tjetër, përmes aktivizmit politik. Këtë e ka bërë të ditur kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili ka shpërndarë një foto bashkë Sulejmanin duke i shtrënguar duart.

Salim Sulejmani pritet të jetë edhe bartës i listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e opozitës së bashkuar shqiptare në koalicionin VLEN.

“Aleancës për Shqiptarët i shtohet edhe një figurë e shquar, një intelektual e veprimtar i dalluar nga Struga, Magjistri i Teologjisë dhe Filozofisë Islame, Salim Sulejmani.

Salimi ka vendosur që kontributin e tij për shoqërinë, tani ta japë përmes aktivizmit politik brenda subjektit tonë dhe koalicionit opozitar VLEN.

Ja çka shkruan Taravari:

Salim Sulejmani ka studiuar dhe magjistruar në Jordani, ndërsa për rreth 12 vite ka qenë në krye të Myftinisë së BFI-së në Strugë, ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e jetës fetare, duke lënë edhe gjurmë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore e shpirtërore në Strugë e jo vetëm.

Ka qenë aktiv në publicistikë si autor, recensent e përkthyes i disa veprave ndërkombëtare. Vjen nga një familje me taban të dëshmuar kombëtar.

Salimi do të jetë një vlerë e shtuar e Aleancës për Shqiptarët dhe koalicionit VLEN.

Salim, mirë se vjen në Aleancë e suksese në këtë rrugëtim!