your denunciation / Your applicationHomeNEWS / newsThe town / cityPeriphery / The environment

Why not give Financial Report for parking?!

As the next session of Këshilkit of Struga, to be held tomorrow (Thursday), nuk do të jetë në Rendin e Ditës, Raporti financiar i Ndërmarrjes së Parkingjeve “Eco Struga” me drejtor, Armend Shaqirin.
Edhepse në çdo seancë të mbajtur deri sot, këshilltarët kanë kërkuar që drejtori apo përfaqësues të ndërmarrjes të japin raport se çka është punuar, sa mjete janë grumbulluar dhe sa janë harxhuar, askush nga pushteti lokal nuk e ka marrë përsipër këtë.
VOX Struga, disa herë ka raportuar rreth marrjes së parave të qytetarëve për parkim nga ana e punonjësve të ndërmarrjes dhe nga ana tjetër nuk iu jepej kupon fiskal, por veç një letër e vogël pa kurrfarë vule. Dyshimet për keqpërdorim u shtuan shumë sidomos gjatë sezonit veror, ndërsa pas përfundimit të sezonit, nga komuna shpreheshin se parkingjet ishin jolegale.
Edhe nga Aleanca për Shqiptarët disaherë kanë denoncuar rastet e keqpërdorimit të mjeteve nga Drejtoria e Parkingjeve dhe kanë kërkuar përgjegjësi dhe raport publikisht, por edhe përmes Këshillit. Nga kjo parti thonë se kanë denoncuar rastin edhe në institucionet që merren me zbulimin dhe parandalimin e krimit financiar. Kanë reaguar edhe partitë maqedonase dhe qytetarët e shumtë.
Së fundi nëpër rrjetet sociale qytetarë të revoltuar pyesin se ku kanë shkuar paratë e tyre të marra për çdo ditë për më shumë se 6 muaj dhe përse askush nuk raporton për këto mjete.