Foto / ФотоHomeLajme / ВестиQyteti / ГрадRrethina / Околина

Plani i Merkos, bregu i liqenit ndahet në 37 plazhe private!?

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko po planifikon që ta japë në koncesion të gjithë bregun e liqenit në Strugë. Çdo cep i bregut do shndërrohet në plazh privat. Kjo ka ngjallur reagime të shumta në opinion dhe debat të ashpër në Këshillin e Komunës. Këshilltarët e opozitës, sidomos ato të Aleancës për Shqiptarët kanë kundërshtuar ashpër këtë plan të Merkos dhe e kanë quajtur si “krim ndaj natyrës”. Merko nga ana tjetër e ka mbrojtur ashpër këtë propozim madje duke ua bërë me dije këshilltarëve se me apo pa votën e tyre, ai do ti jap plazhet me koncesion. Kjo pikë e rendit të ditës kaloi pa votim dhe do të diskutohet në seancën e radhës.
VOX Struga ju sjell dokumentin, skicën e përgatitur nga ana e administratës lokale ku dallohet se bregu i liqenit është ndarë në 37 pjesë, të cilat do të jepen në koncesion. Sipas skicës, në gjithë gjatësinë e bregut të liqenit, nuk do të ketë asnjë metër plazh publik. Në opinion po fillojnë kalkulimet se kush mund ti merr këto plazhe!? /VOX Struga/