your denunciation / Your applicationHomeNEWS / newsThe town / cityPeriphery / The environment

Brotherly embrace of Hyenas, to the detriment of the Struga people

As he told us “Ramiz patriots” and his wages:” we are ourselves in the race and we have won ourselves”. Një gënjeshtër kjo që mori fund si te gjithe gënjeshtrat dhe abuzimet që kanë ndodhur në Strugë ndër vite LSDM e Zoranit u celebrua me BDI-në e Ramizit në dëm të Struganëve. Ky celebrim nuk ka te bej me avansimin e qytetit të Strugës dhe me këtë permisimin e gjëndjes socialo-ekonomike të Struganëve, ky celebrimi eshte vazhdimi i keqpërdorimit dhe rrenimit të resurseve që zoti ja ka bekuar Strugës. Perderisa ai njëri ( Zorani) thotë që milionin e parë e bëra duke shitur speca, tjetri (Ramizi) deklarohet se nuk i takonnjë vezirite tipit Ramiz Merko të ec me një veture modeste siç është Skoda, se vezirin mund ta lërë në rrugë.

Komuna e zhytur në borxhe, me shumë rrezik drejt falimentimit total. Kësaj pune i thuen ne gjuhen tonë populloreStruga digjet, Ramizi dhe Zorani krifenA duan qytetarët Struganë dhe qytetarët në RMV që regjioni i liqenit të Ohrit ta humbe statusin e UNESCO?! Apo duan të urzurpohet toka publike nga ato të cilët bëjnë ç’mos për të shatazhuar, kërcënuar dhe manipuluar qytetarët.

A s’kane disa Struganë aq dinjitet që votën e tyre e shesin? 20 vjet në vend të progresit dhe zhvillimit, BDI na ka bërë për buken e gojes ta shesim voten tonë. Struga qyteti piktoresk është botërisht i përmendur për krimin e organizuar, prej te trafiku me lendet narkotike, deri te fajdexhintë nën obrellen dhe mbrojtjen e partisë në pushtet BDI-së. Ky realitet duhet të ndryshojë dhe këtë mund ta beni ju qytetarët Struganë pa dallim feje dhe perkatsie etnike.

Opozita edhe parnerët tjerë të pa përfillshëm të koalicionit LSDM-BDI duhet të bashkohen, e të përkrahin pa kushte secilin kandidat të opozites që është në balotazh kundërçlirimtarve të 2001” . Tja fillojme nga Struga deri në Shkup.

Premtim Dema