HomeLajme / Вести

Nënshkrimet për kandidatin shqiptar, radhë të gjata në Strugë!

Gjatë ditës së djeshme ka filluar dhënia e nënshkrimeve për kandidatin presidencial, Blerim Reka, që përkrahet nga partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

Interesimi i qytetarëve për të mbështetur kandidatin e vetëm shqiptar, nga Aleanca dhe Besa thonë se është shumë i madh. Nga fotografia më poshtë mund të shikoni vetë interesimin e qytetarëve për tu nënshkruar. Fotografia është bërë pak minuta më parë. /VOX Struga/