HomeKulturë / КултураLajme / ВестиQyteti / Град

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve u mbajt me sukses edicioni i 9-të i Festivalit për fëmijë “Peshku i Artë” në Strugë

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve u mbajt me sukses edicioni i 9-të i Festivalit për fëmijë “Peshku i Artë” në Strugë

Në Qendrën e Kulturës “Vllezërit Milladinov”- Strugë në mënyrë madhështore u shënua edicioni i 9-të i Festivalit për fëmijë “Peshku i Artë”. Nëntë vite punë kolosale dedikuar fëmijëve, punë me shumë sfida dhe përpjekje. Filloi si një ëndër dhe krijoni shembull të suksesshëm për gjenerata e ardhëshme. Në këtë festival brenda këtyre 9 viteve u mundësuan 150 këngë premierë, interpretuan solo, në kor apo vallëzim mbi 430 fëmijë.

Organizatorja Fitore Istrefi Alushi theksoi se puna e palodhëshme dhe përkrahja e prindërve ndaj fëmijëve në qytet solli me sukëses edicionin e 9-të të festivalit.

             Me një ide filestare nga z.Mendi Qyra si shtyllë kryesore e festivalit dhe përkrahje të vazhdueshme nga ana e Komunës së Strugës z.Ramis Merko, festivalin nga një ëndër e madhe për fëmijët sot arriti që në skenën magjike të debutojn artistët mbar kombëtar.

Të pranishmit dhe pjesëmarrësit i përshëndeti kryetarja e këshillit komunal znj. Arbresha Vlashi e cila theksoi se Festivali për fëmijë është një dëshmi e përkushtimit dhe dashurisë së pafund të interpretuesve të rinj ndaj muzikës, nëpërmjet së cilës shndërrohen dëshirat, gëzimet, përjetimet, ëndrrat, dashuritë, mallëngjimet e fëmijëve.

Gjatë konkursit u paraqiten rreth 47 konkurent , por nga jurija profesionale e festivalit u pranuan 10 këngë më të kompletuara nga kompozitorët mbar kombëtare. Emrat të cilët u përzgjidhen nga juria profesionale e festivalit ishin Rozana Velaj, Andra Alushi, Ensar Baca, Vanesa Sadiku, Haja Rexhep, Dilara Rexhepi, Aida Ymeri, Vesa – Diorela – Dalina, Lorisa Islami dhe Aurela Lumani si dhe Amar Skenderi.

Në skenë u paraqitën 10 këngë premierë, por edhe disa te ftuar special. U ndanë çmimet nga jurija profesionale si z.Avni Qahili – kryetar I juris, znj.Njomza Mezini si dhe z. Rexhep Orhani te cilet ndan cmime në disa kategori, çmimi për zërin më të bukur, çmimin e parë të publikut, çmimi i parë TRIM dhe LUM edhe shume cmime te tjera.

Cmimi I festivait ju nda kenges me titull “Botes I kendojme” nga kantautori z.Vullnet Ibrahimi, kenduar nga Lorisa Islami dhe Aurela Lumani.