your denunciation / Your applicationHomeNEWS / newsThe town / city

Do not park without needing to Hospital! (Photo)

Being sick or accompany one of Struga Hospital is a challenge. Kaosi që po mbretëron që nga hyrja e Spitalit e deri tek dera e ndihmës së shpejtë të fut tmerrin. Makina ngado. Të parkuara pa kurrfarë rregulli deri tek dera e hyrjes. Grumbull automjetesh që të marrin frymën dhe që nuk të lejojnë të arrish tek mjeku apo tek ndihma e parë.
Por a janë gjithë ato automjete, pronë e të sëmurëve apo shoqëruesëve të tyre. Padyshim që Jo!
Një pjesë e madhe e makinave, janë të personave të papërgjegjshëm që gjejnë një vend të lirë aty, parkohen dhe shkojnë pijnë kafe apo kryejnë detyra të ndryshme në qytet. Kjo dukuri është shtuar dukshëm kohët e fundi, sidomos pas tarifave për parkim nga ana e komunës.
Por përveç tyre, një pjesë e madhe e makinave janë të vetë punonjësve të spitalit, ndërsa padyshim se një pjesë e vogël është e të sëmurëve dhe familjarëve të tyre.
A do gjindet zgjidhje për këtë problem të madh?
Qytetarët e shohin me skepticizëm këtë zgjidhje.