HomeNEWS / newsThe town / city

Merko disregards Council, It does not relieve road!?

It has been eight days after the adoption of the Council decision in Struga, që komunikacioni në rrugën kryesore prej hyrjes së qytetit e deri tek Plazhi i Meshkujve të zhvillohet në dy drejtime.
Por edhe pse sot duhej që ky vendim të shpallej në Informatorin Zyrtar dhe të hyjë në fuqi, ka ndodhur e kundërta.
Vetëm një ditë më parë janë vënë tabelat e reja në këtë rrugë që sinjalizojnë se ana e majtë e rrugës do të shërbejë për parkimin e automjeteve, VOX writes Struga.
Kryetari i Komunës së Strugës sipas gjitha gjasave nuk do ta nënshkruajë vendimin e Këshillit dhe do të vazhdojë me planin e tij për rrugën njëkahëshe.
Vendimi i 18 këshilltarëve që përfaqësojnë shumicën dërmuese të qytetarëve nuk ka rëndësi për kreun e Strugës.
Ligjërisht, në raste të mos nënshkrimit të ndonjë vendimi të Këshillit, këshilltarët kanë të drejtë të thirrin seancë tjetër me çka mund ta votojnë për së dyti të njëjtin vendim dhe i njëjti atëherë do të jetë i plotëfuqishëm. Në këtë rast, Kryetari i Komunës nuk mund ta bllokojë këtë vendim.
VOX Struga mëson se një grup qytetarësh që jetojnë në këtë rrugë kanë filluar grumbullimin e nënshkrimeve për ta kundërshtuar planin e Merkos./VOX Struga/