HomeLajme / Вести

Letër e hapur drejtuar ministrit të arsimit Jeton Shaqiri nga Profesori i SHMK “Niko Nestor” Vezir Pollozhani

Letër e hapur drejtuar ministrit të arsimit Z. Jeton Shaqiri
nga Profesori i SHMK “Niko Nestor” Vezir Pollozhani

”Selam alejkum” Z. “MINISTËR”

Jetojmë në kohë shumë të vështirë, ku mashtrimi dhe injoranca mbizotërojnë mbi vyrtytet e çmuara njerëzore. Arsimi është instrument i fortë që ju bën ballë sfidave, forcon idealin, përmirëson imazhin dhe mbi të gjitha është shtyllë bazë drejt emancipimit dhe krijimit të vlerave të mirëfillta. Prandaj duhet ta ruajmë të margjinalizuar sepse rrezikon të shëndrrohet në një kaos si pasojë e poplitikave të gabuara lokale dhe qeveritare.

Na vjen keq Z. “MINISTËR” që s’e kemi ditur deri tash se qenkeni një besimtar i mirë dhe një bamirës i kujdesshëm për arsimtarët e tu dë dashur! Do të kishte qenë më mirë që këtë përkushtim ndaj arsimtarëve, profesorëve, nxënësve dhe të punësuarve në Ministrinë e Arsimit ta kishit shprehur që në fillim të mandatit tuaj dhe nuk do ta kishim arritur në këtë gjendje (nxënësit pa libra, laboratoret pa instrumente për punë, punsime me diploma të marra pa kurrfar kriteresh, shkolla ku nxënësve u mohoet e drejta elementare për të mësuar në gjuhën amtare, diskriminim ndaj universiteteve shqiptare etj…)

Ju shtroni iftar për mësimdhënësit myslimanë, po për ato të besimeve të tjera keni menduar t’i gostitni?! Besoj se jo, pasi në këtë moment ju duhen vetëm mësimdhënësit shqiptarë! Mirë që e bëni këtë veprim për mësimdhënësit e Strugës, por në Kërçovë, në Dibër, në Manastir, në Ohër …?! A do të merrni atje ndonjë veprim të tillë, të shtroni iftar edhe për ata, se mos ju zemërohen dhe jua prishin llogaritë, sepse edhe ata kanë Ramazan?!
Ftesa arriti edhe në shkollën tonë për iftar nga ana e “MINISTRIT”. Rri dhe mendohem … A të shkoj, a të mos shkoj?! Po të shkoj do ta harxhoj ministrinë. Them me vete: – Më mirë të mos shkoj, se ndoshta ata para i duhen “MINISTRIT” për ndonjë aktivitet tjetër në këtë kohë të trazuar.
Sa është etike kjo sjellje e ministrit të arsimit, kur shkolla është institucion ku mësohet etika. Ku është morali këtu, mos vallë, nuk është ky një rast i joshjes dhe kërcënimit nga ana e institucionit që duhet të merret vetëm me çështje edukuese dhe arsimore, a thua, nuk është kjo rënie totale e normave etike dhe morale në ministrinë e arsimit. Arsimi me frymë partiake dhe kuadro partiak prodhon mashtrim dhe servilizëm dhe rrit antivlerat e shoqërisë.

Veprimet e këtilla të pamatura Z. “MINISTRI” institucionin arsimor e kanë sjellur në një gjendje të mjerueshme dhe dita ditës po keqësohet dhe si shembull konkret marrë fshatin Dollogozhdë, lokalitet me mbi 500 shtëpi, ku në klasën e parë fillore mësojnë 5 nxënës të ndarë në dy klasë.

Ndoshta “MINISTRI” në të ardhmen, do të bëje diçka më tepër në drejtim të përmirësimit të situatës, për shembull, do t’ua rrisë rrogat arsimtarëve pa shkuar ato në greva apo protesta dhe me siguri mendon t’jua rrisë nja 78 %, kurse nxënësve do t’jua përmirësojë kushtet për mësim!
Po ju pyes publikisht se nga i keni siguruar mjetet financiare për këto darka (Iftare) Z. “MINISTËR”?!

Ardhmëria e fëmijëve tonë është imperativ i kohës dhe unë jetoj me shpresë dhe kam besimin se do të krijohet ajo masë kritike që do të jetë në ballë të proceseve.

Strugë, 31.03.2024