Foto / ФотоHomeLajme / ВестиQyteti / Град

Kush e detyroi komunën që ti bashkojë flamujt?!

Si çdo 28 Nëntor, zbukurimi i qytetit me flamuj kombëtarë është bërë traditë. Mirëpo një gjë interesante ka ndodhur këtë vit. Pasi u valëvitën flamujt kombëtarë shqiptarë nga ana e komunës dhe pasi u bënë fotografitë e nevojshme për tu reklamuar, dikush ka reaguar ashpër dhe situata ndryshoi.

Kështu pas disa orësh dikush urdhëroi ekipet e NP “Komunalja”, që të dalin në terren dhe krahë flamurit shqiptar të vendosin edhe atë maqedonas. Kjo ndodhi në orët e pasdites së djeshme dhe sot në gjithë qytetin valëvisin të bashkuar dy flamujt, ai kuq e zi dhe kuq me diell, informon VOX Struga.
Informatat tona flasin se personi që ka bërë presion tek administrata komunale është ish këshilltari i LSDM-së në Strugë, Dame Llozhanoski, i cili tani është këshilltar i ministrit Oliver Spasovski. Megjithatë kjo nuk ka rëndësi. Me rëndësi është se administrata e Merkos e ka “ngrënë” presionin dhe është ndjerë e shantazhuar, prandaj edhe e ja zbatuar urdhërin./VOX Struga/