HomeLajme / Вести

“Komunalja” sqarohet për rastin tek Noteria!

VOX Struga ditë më parë paraqiti denoncimin e qytetarëve se ekip i NP “Komunalja” me automjetin transportues të ndërmarrjes, po kryenin punë për një biznes privat në Strugë, i afërt me Kryetarin e Komunës së Strugës.

VOX kontaktoi të nesërmen pas denoncimit, me Drejtorin e NP “Komunalja” , Ivan Kleçkaroski, i cili theksoi se nuk ka qënë në dijeni të rastit. Sipas tij, nëse do të konstatohej se është kryer një shkelje e tillë, përgjegjësit do të dënoheshin.

VOX Struga, gjithashtu kërkoi edhe sqarim me shkrim nga NP “Komunalja” dhe gjatë ditës së djeshme (e Enjte), në adresën tonë elektronike erdhi sqarimi.

Nga “Komunalja” thonë se shërbimi i paraqitur në denoncimin e VOX Struga-s, është kryer sipas rregullave ligjore dhe se për këtë shërbim
NP “Komunalja” është paguar nga zyra e Noterisë. Ata thonë se pagesa është bërë me vonesë dhe jo në të njëjtën ditë, ndërsa sqarojnë se punë të tilla bëhen vazhdimisht nga ana e shërbimeve të ndërmarrjes.

Më poshtë lexoni sqarimin e plotë nga NP “Komunalja”, bashkë me dokumentin që vërteton se për shërbimin në fjalë janë paguar rreth 20 euro nga ana e zyrës noteriale të përmendur.

“Në radhë të parë ju kërkojmë falje për informatën me vonesë  për shkresën tuaj.

 Në kuadër të punës së rregullt të NP, kryejmë edhe shërbime për qytetarët dhe personat juridik  siç e theksoni për rastin.

 Për angazhimin e rregullt të veprimtarive të ve]anta nga puna e përditshme nuk është e nevojshme të njoftohet drejtori i NP.

  Në rastin e theksuar bëhet fjalë për pagesën e rregullt të palës (person juridik apo fizik) dhe shërbimi është kryer në bazë të pagesës,por me vonesë prej 1 dite (për shkak të veprimtarive urgjente të rregullta të shërbimit).

Me shpresën për bashkëpunim korrekt ju dëshirojmë një vit të suksesshëm – thuhet në kumtesën e Shërbimit për Marrëdhënie me Publikun në NP “Komunalja” – Strugë, drejtuar VOX Struga-s.