HomeKulturë / КултураLajme / ВестиQyteti / Град

Komuna e Strugës ju fton të festoni bashkë 28 Nëntorin!

Komuna e Strugës po organizon program festiv me rastin e festës së 28 Nëntorit. Programi do të zhvillohet tek Pallati i Kulturës, më 28 Nëntor prej orës 18.00.

Për argëtim të mysafirëve do të kujdesen këngëtaret strugane Nita Reçi, Menda Sheji dhe Jonida Ibrahimi, ndërsa me vallet e tyre para publikut do të performojnë SHKA Shpresa nga Veleshta, Rrezet e Strugës nën drejtimin e koreografes Jeta Hani – Alla dhe Studio Art – Center nga Struga.