HomeLajme / Вести

Edmond Vejseli zgjidhet kryetar i mjekëve shqiptarë të Strugës

Sot në datë 01.04.2022, Shoqata e Mjekëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut – Dega Strugë, e mbajti takimin e radhës.

Takimin e hapi ish kryetari i degës Dr. Edip Shei, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, tregojë për aktivitetet e shoqatës gjatë mandatit të kaluar dhe shpalosi rendin e ditës, me këto pika:

  • Zgjedhja e kryesisë së re
  • Zgjedhja e anëtarëve të kryesis së degës
  • Zgjedhja e kuvendarëve për Kuvendin Qëndror të Shoqatës dhe
  • Të tjera

Fjalën përshëndetëse morën edhe Dr. Gafur Polisi, i cili foli për historikun e Shoqatës që nga themelimi deri në ditët tona, Dr. Sheriat Muharremi, Dr. Berat Lena si dhe drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Strugë Dr. Armend Arsllani.

Sëpari u zgjodhën 7 anëtarët e kryesis së degës, të cilët janë:

  • Dr. Edmond Vejseli
  • Dr. Drita Roçi
  • Dr. Visar Leshko
  • Dr. Genc Polisi
  • Dr. Majlinda Shei
  • Dr. Ajet Asani
  • Dr. Selami Zhaku

Më pas, anëtarët e kryesisë zgjodhën kryetarin dhe sekretarin e dëgës, ku në mënyrë unanime u vendos që për kryetar të SHMSHM dega Strugë të jetë Dr. Edmond Vejseli dhe sekretar Dr. Ajet Asani.

Për anëtar të Kuvendit qëndror u zgjodhën:

  • Dr. Vullnet Bekteshi
  • Dr. Enis Bojku dhe
  • Dr. Violeta Nasufi

Kurse për anëtar të Kryesisë Qëndrore u zgjodhën:

  • Dr. Armend Arsllani dhe
  • Dr. Edip Shei