Denoncimi juaj / Ваша пријаваFoto / ФотоHome

Dokumenti nr.3, Ministria e Transportit për kërkesën rreth deponisë së Strugës

Deri tani VOX Struga ka publikuar dokumente, shkresa nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë lidhur me kërkesën e Komunës së Strugës për ridestinim të mjeteve financiare. Me këtë kërkesë, Ramiz Merko kërkon që mjetet e ndara nga rezervat shtetërore për largimin e deponisë nga Struga, tani të përdoren për mirëmbajtjen e së njëjtës. Kjo tregon se Deponia do të mbesë në Strugë edhe për shumë kohë.

Në këtë shkresë të sotme, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, njofton Qeverinë se për kërkesën e Komunës së Strugës do të ishte e pëlqyeshme të japin mendim Ministria e Financave dhe ajo e Ekologjisë.

Ministri Sugarevski nuk e sheh si kompetente ministrinë e tij, sa i përket problemit me deponitë dhe ridestinim të mjeteve për mirëmbajtje të deponisë së Strugës. /VOX Struga/