Lajme / ВестиRrethina / Околина

Dogji dy vetura në oborrin e policisë / Arrestohet 48 vjeçari

Më 26.04.2020 në orën 00.50 në fshatin Dollogozhdë të Strugës, është privuar nga liria D.Z. (48), për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale” shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, njoftojnë nga policia e Strugës, përcjell in7.

Personi i dyshuar më 25.04.2020, në periudhën nga ora 23.30 deri në orën 23.55, ka shkaktuar zjarr në dy automjete pasagjerësh të parkuar në oborrin e Zyrës së Policisë në Dellogozhdë. Zjarri është shuar nga Njësia e Zjarrfikësve nga Struga.

Nga policia njoftojnë se janë marrë të gjitha masat dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit, ku edhe do të ketë parashtesë penale adekuate ndaj këtij personi.