HomeNEWS / newsSport / sport

Boys FC Struga visited children with special needs!

Lojtarët dhe stafi teknik i skuadrës së futbollit Struga Trim Lum kanë vizituar sot Qendrën për Trajnim të fëmijëve me aftësibtë veçanta. Ata iu kanë dorëzuar atyre dhurata në prag të festave të fundivitit, kanë biseduar, kanë luajtur dhe janë fotografuar së bashku.

Fëmijët janë ndarë të kënaqur nga takimi me futbollistët, ndërsa nga FC Struga shprehen se takimi me ta ka qënë tepër emocional.

Klubi Futbollistik Struga Trim Lum, në të ardhmen do të rezervojë vende në stadium vetëm për këta fëmijë, të cilët në çdo ndeshje të ardhshme do të mund të bëjnë tifo për klubin që aspiron ngjitjen në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë./VOX Struga/