HomeKulturë / КултураLajme / Вести

Dita kombëtare e vllehëve

Vllehët në vend sot e shënojnë festën e tyre kombëtare 23 Majin, e cila me Ligjin për festa nga viti 2007 është edhe festë shtetërore dhe ditë jo pune për pjesëtarët e komunitetit vlleh.

Me vendim të Ligës së vllehëve dhe shoqatave tjera të vllehëve, në vitin 1991 kjo ditë është shpallur për Ditë kombëtare e vllehëve nga tërë bota.

Më 23 maj të vitit 1905, me dokument të veçantë (Irade) të sulltanit Abdul Hamidi i Dytë, populli vllah u njoh si popull i veçantë me të drejtë të adhurimit të gjuhës vllehe, të drejtë të arsimit në gjuhën amë në shkollat e tyre, me të drejtë që të përzgjedhin mufti, ashtu siç imponojnë ligjet e Perandorisë osmane.