Kulturë / КултураRrethina / Околина

Disa vargje për 20 familje Veleshtare

Disa vargje për 20 familje Veleshtare

Shkruan, Meko ZHUTA

Po të duhen hoxhallarë…
ose qystek dhe bejler
mere rrugen mos përto, dil shëtit napër SHELER.

Per tu bo sot i pasun shpejt me punë!
kanë mbetur shumë pak burra
po të duhen disa nga ata drejtohu te familja GJURRA …

Është familje me lezet
si në konak, ndaç edhe për muhabet
për poeta, shkrimtarë edhe kryetarë ! ZHUTALLARËT i kej të parë …

Si në tregëti… ndaç në trimni !
është familje me një histori … !
për ti thënë dikush vehtes un jam baba ai duhet të jetë prej te familja KABA.

Edhe për familjen ISTREFI sa e di …
një kohë të gjatë janë marë me blegtori
ky brezi i ri, nuk e çon më at trashigimi
si n’vendlindje ! ndaç në diaspor…! të fortë si mali me bor !

Gjithë kohës napër fotele,
me benzinska e me hotele,
Sa për kamiona e bagera !
çdo i dyti i ka te dera ….
për bujarin Mund të them…
e kanë pas dem baba dem !
këtë gjë n’mend ta mbani, kjo është familja HANI.

Edhe për familjen REÇI
nja dy rreshta do ti ndreçi…
jo që do tu shkruaj diçka ne ball ! ama për doktora e kanë hallall …

Dardha ndër Dardhë bie…
që të bëjsh diçka! duhet tket pak hije
për ta çu trashigimin brez pas brezi… ata janë familja VRENEZI.

Janë NASUFLLARËT ata të parët
që me kohë n’gurbet kanë ik !
edhe disa tjerë që mbetën këtu shumë shpejt u futën n’politik…

Edhe pse kanë pasur ni çiflik !
përsëri shumë larg nuk kanë ik …!
ndaç me pare… si edhe me lira ! gjithmonë ka pas burra t’fort ke ÇIRA.

Që të mos ketë jeta mbarim…
duhet të mbjellish arsim.
ABETAREN prej Selaniku na e prun,
edhe disa kanë mbrri deri në Magjistra
ata nuk i gjen askundi… vetëm te familja VINCA.

Ah…! familja BOJKU! disa shpija kini…
por ju për shumë gjithmon t’parët ini !
keni doktora, ju keni sportista…
keni poeta, keni edhe analista….
Legjenda nuk vdes…!
Avdullai dhe kënga ,, VELESHTARE ”
gjithmonë do të mbes …

Janë njerëz të mençur
dhe burra që nuk të mbarrojn!
janë të njohur … që shumë gjatë jetojn
ja pra ku erdhi dita…
Që të shkruaj për këtë fis me Tradita !
që edhe Turku dikur… u zunte prita!
Ishte Osmoni ! Ene rahmet past Çiça…Kjo është familja KICA.

Veleshta jon e madhe me shumë shpia
poashtu është e njohur ene nga trimnia
edhe për Humanizëm në Kosovë…
kemi qen të par! kemi pas edhe luftëtar
çdonjëri e dim! që lufta do burra… !
kto vargje që i shkruaj, I takojn familjes NURA

Me prejardhje nga Dibra…
Stërgjyshërit tanë t’parët!
bashk me ata erdhën edhe Muçallarët!
Shumica prej tyre janë tepër me fat…
sepse qendrën e Veleshtës
e kanë shumë ngat…
Botuan poezi… Libra me shumë flet…
te familja MUÇA gjen! Motër e Vëlla Poet..

TRIM ! si Çerçiz Topulli, me shokët e tij,
në kohen kur u vra Bim bashi…
Patëm edhe ne një të tillë!
Ai quheshte TEFIK VLASHI.
me familjen Vlashi do tja ve vulen
se edhe për puntora që janë…. duhet tva çesish ksulen.

LUFI familje që kur të përmend!
më rënqethet trupi.
Për të drejtin drejtsi ! në kohën e tij…
Nuk i binte askujt për kot faji…!
Burrë konaku dikur te Lufat!
ishte daj SADULLAI .
Janë edhe të punës, Apo …! si dhe nga Baroti ! të njohur që moti !

Edhe pse janë disa shpija në Veleshtë
për ti gjetur ata nuk e ke shumë zor!
sepse gjysmën e qendrës me biznese
ata e kanë në dor !
deri sa këto vargje i shkrujta…
Shumë gurë i lujta
Nuk ka pasur njeri më të mençur! se sa ni Masllum BAUTA.

Këto rreshta i shkruaj me vëmendje …!
dhe jam duke i matur holl e holl !
sepse te ky fis rrallë ka njeri pa Shkoll!
Për doktora historiana edhe profesora! BEKTESHLLARVE ju lumtë dora …

Asnjërës familje ne Veleshte…
cilsit e mira që i ka nuk ja hupa…
prandaj vendosa që të shkruaj
disa rreshta edhe për familjen KUPA!
Te ky fis ka shumë njerëz me emra,
por unë do ta përmendi,
vetëm ni Daj XHema …
disa prej tyre janë si torta me qershi
ama edhe për kokforta që janë !zva kalon njeri.