HomeKulturë / КултураLajme / Вести

Diaspora në Zvicër anulon koncertin: Nuk mund të kërcejmë dhe të këndojmë kur zemrat tona janë në Shqipëri

Diaspora e Strugës në Zvicër kishte paralajmëruar manifestim të madh për festën e pavarësisë për të Shtunën më e0 Nëntor. Por si pasojë e ngjarjeve tragjike në Shqipëri, organizatorët kane vendosur që të njëjtin ta anulojnë dhe të solidarizohen me vëllëzërit dhe motrat e tyre në Durrës e Thumanë, përcjell VOX Struga.

Më poshtë po ju përcjellim të plotë njoftimin nga Diaspora e Strugës në Zvicër.

Të dashur miq
Kombi ynë po përjeton ditë të zeza. Manifestimi ynë për ditën e flamurit ishte caktuar për më datën 30.11.2019. Ne përpiqemi të kalojmë vlerat tona nga brezi në brez. Ne jemi shumë krenarë për këtë. Këtë vit ishin planifikuar gjithsej mbi 80 fëmijë dhe të rritur në programin skenik. Pa kontributin e të gjithëve, kjo nuk mund të bëhet e mundur. Pas tërmetit të tmerrshëm në Shqipëri, së pari kemi dashur të japim një shembull dhe të tregojmë anën kulturore të identitetit tonë, veçanërisht në periudha të vështira, por pas konsultimit me kryesinë dhe pjesëmarrësit, ne nuk jemi emocionalisht në gjendje të paraqesim programin tonë të planifikuar. Ne nuk mund të kërcejmë dhe të këndojmë kur zemrat tona janë në Shqipëri tek gjithë ata të prekur nga kjo fatkeqësi. Ne do të shtyjmë Manifestimin e planifikuar dhe do t’ju ofrojmë informacione në kohë për datën e re. Në Manifestimin tjetër, ne do të bëjmë çmos për të mbledhur fonde për viktimat e tërmetit të tmerrshëm. Të gjithë sëbashku do të dalim nga kjo kohë e vështirë edhe më të fortë. Faleminderit për mirëkuptimin.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!