HomeKulturë / Култура

Çafkëbardhat

Çafkëbardhat

Anijet të presin radhë,
e ka kohën stina e bardhë,
çafkëbardhat të fluturojnë,
struganet të dimërojnë.

Në Strugë stuhi dhe borë,
s’preket asgjë me dorë,
duart e veshët mërdhijnë,
dhëmbët e këmbët ngrijnë.

Çafkëbardhat s’kanë tutë,
as në ujë, as në borën e butë,
kur vjen nata e terratiset qielli,
në tallishte deri sa të dalë dielli.

© Xhemi Hajredini
Strugë, 14 shkurt 2021