HomeLajme / ВестиQyteti / ГрадRrethina / Околина

BFI-Strugë: Nuk pajtohemi me vendimin e Rijasetit për shkarkimet, por …

Myftinia e BFI-së në Strugë ka lëshuar një komunikatë në lidhje me vendimin e fundit të Rijasetit të BFI-së, me çka shkarkohet myftiu i deritanishëm, Salim Sulejmani. Në vend të tij u emërua si ushtrues detyre, Jusuf Ismaili.

Nga BFI-Strugë thonë se nuk janë dakord me këtë vendim të Rijasetit, duke e quajtur si jolegjitim sepse nuk kanë qenë pjesëmarrës të gjithë anëtarët.

Megjithatë, në fund të komunikatës, thuhes se Myftiu Sulejmani, bashkë me administratën do të tërhiqen nga pozitat, me qëllim që të ruajnë unitetin dhe të mos e përçajnë anëtarësinë./voxstruga.mk