your denunciation / Your applicationHomeculture / cultureNEWS / newsThe town / city

ASH: Ramiz Merko cuts trees every day and occupies green spaces, while Ahmeti talks about the environment

Nineteen years on the political scene it was never known whose political background they are. Right or left. Populli thotë as mish as peshk, e tek pritëm të jenë mish apo peshk na dolën sallata e hudhra.
Asgjë e re e aq më pak e mirë nuk erdhi, as në skenën politike, e as për qytetarët. Sot BDI hoqi dorë nga statusi i UÇK-së, nga barazia e shqiptarëve, nga drejësia, nga kryeministri shqiptar dhe nga gjithçka që kishte premtuar.
Stili i vjetër i mashtrimit dhe hipokrizisë vazhdon. Një parti e dalë nga lufta, që nga emblema kuq e zi, kaloi në ngjyrë të kaltër, sot po tenton të mashtrojë qytetarët dhe në veçanti shqiptarët me ngjyrën e gjlëbër. Ende pa zgjidhur probleme kombëtare apo tematike siç pretendojnë t’i quajnë ata, sot thanë se do të merren me punë të gjelbëra. Ramiz Merko çdo ditë pret drunjë e uzurpon hapsira të gjelbëra, while Ahmeti talks about the environment. Sot Tetova s’ka ujë për pije dhe ka ajër të ndotur, ndërsa Ahmeti flet për jetë cilësore. Sot Çairi ka kaos urbanistik, pa ujësjellës dhe pa kanalizim, ndërsa Ahmeti flet për ekologji. Sot Komuna e Likovës jeton pranë pendës, por pa ujë, ndërsa Ahmeti flet për ujëra dhe gjelbërime.
Uji sot keqpërdoret gjithandej nga hidrocentralet, biznese të funksionarëve të BDI-së e kryetari i tyre pa fije turpi derdh lotë krokodili për ujë për pije.
Partia që dështoi me integrimet evropiane, sot në vend se të dorëhiqet, po maskohet si parti e gjelbër evropiane. Ky është kulmi i hipokrizizë! Të gjelbër do të jenë ata që për 20 vite lanë shqiptarët pa barazi sociale dhe ekonomike. Për të qenë hipokrizia edhe më e madhe, vetë Ali Ahmeti numëroi deponitë e lumenjtë e ndotur dhe për këtë tha se nuk janë fajtorë institucionet, por fajsoi qytetarët.
Po, diçka e mirë po vjen dhe këtu ka vetëm një lajm të ri- BDI e pranoi në këtë Ditë Botërore të Ambientit se e kanë zgjebosur politikëbërjen me ngjyrën e kaltër dhe e mira është se në vjeshtë komunat shqiptare do të çlirohen dhe pastrohen nga regjimi i kuadrove të njollosura të BDI-së. Diçka e mirë në të vërtetë po vjen, pas tetorit!