your denunciation / Your applicationHomeNEWS / news

Struga municipality denies Alliance for Urban Planet

Aleanca për Shqiptarët në Strugë ka përgënjeshtruar lajmet se gjatë qeverisjes së tyre me Komunën e Strugës janë bllokuar planet urbanistike, me çka është bllokuar zgjerimi i qytetit. Sipas Aleancës, këto informata të dala nga administrata e Merkos nuk janë të vërteta, sepse sipas tyre, pikërisht Ramiz Merko dhe partnerët e tij të VMRO-së i kanë bllokuar për 4 vite planet dhe iniciativat për Strugën. Me këto gënjeshtra, thonë nga ASH, Ramiz Merko mundohet të fshehë ndërtimet e paligjshme dhe të mbulojësallat e bilardoveqë të mos duken sisallone dasmash”.

Gënjeshtrat dhe gjoja arritjet e mëdha të nxjerra nga një zyrë inekzistente për marrëdhënie me publikun, për planet urbanistike dhe zgjerimin e qytetit, nuk mund të mos i demantojmë.

Qytetarët e Strugës duhet ta dinë se gjatë qeverisjes sonë me Komunën e Strugës, Qeveria e VMROBDI-së ku deputet ishte Ramiz Merko, i bllokonin vazhdimisht iniciativat për Planet Detale Urbanistike dhe Planin Gjeneral Urbanistik. Ky Ramiz Merko është i njëjti që bashkë me miqtë e tij të VMRO – the, përveçse i suspendoi të gjitha Planet Urbanistike, por edhe bllokoi për 4 vite sjelljen e Planit Gjeneral Urbanistik të Komunës së Strugës dhe çdo iniciativë për Plan Detal Urbanistik. Qëllimi dihej, shkaktim nervoze tek qytetarët dhe revolt i tyre ndaj udhëheqësisë komunale.

Ishte pikërisht ky Ramiz Merko që bëri ndryshime në Ligjin për koncesione duke u munduar të legalizojë objektet e paligjshme rreth bregut të liqenit. Këtë tenton ta bëjë edhe sot.
Ishte dhe është i njëjti Ramiz Merko, që për mbi 15 vite në funksione shtetërore, Drejtor, Kryetar Komune, Deputet e Ministër, nuk arriti të bëjë një gjë të mirë për Strugën dhe qytetarët e saj. Veç shkatërrim, kaos dhe vepra kriminale.

Nuk mund ti mbuloni veprat tuaja të shëmtuara duke akuzuar me gënjeshtra dhe shpifje njërën nga qeverisjet më të suksesshme me Komunën e Strugës. Nuk mund ti mbuloni aferat e shumta dhe skandalet korruptive që po iu dalin përditë në shesh, njëjtë siç nuk mund ti fshehnisallat e bilardosqë të mos duken sisallone dasmash”- thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët në Strugë.

/VOX Struga /