Foto / ФотоHomeLajme / Вести

Aleanca e Strugës: Lajmet e këqija le të mbesin në vitin që po ikën!

Imer Imeri nga Aleanca për Shqiptarët në Strugë ka uruar sot struganët për Vitin e Ri 2019.

“Aleanca për Shqiptarët – Strugë iu uron të gjithëve këtë vit të ri. Qoftë një vit i mbarë e i begatshëm për familjet strugane e jo vetëm. Lajmet e këqija dhe pengesat në realizimin e qëllimeve Tuaja në jetë, le ti marrë me vete ky vit që po ikën, ndërsa Viti i Ri 2019 le të jetë vit i prosperitetit, vit i lajmeve të mira dhe viti i realizimit të qëllimeve Tuaja.
Qofshi mirë me shëndet dhe festa e sotme le të jetë vetëm fillimi i ditëve të mira në jetën dhe shtëpinë e çdo strugani!

Me shumë respekt dhe konsideratë,
Imer Imeri, Aleanca për Shqiptarët – Strugë” – përfundon urimi i Imer Imerit nga Aleanca për Shqiptarët.