HomeLajme / Вести

Zëra brenda BDI-së e shohin Merkon si kandidat të përshtatshëm për President?!


Teksa po afrohet data për shpalljen e Zgjedhjeve Presidenciale, partitë politike po bëjnë kalkulimet e tyre.
Në partinë shqiptare në pushtet, BDI, thonë se kandidati duhet të jetë konsensual. Me konsensual nga kjo parti kuptojnë një kandidat që do të jetë i përshtatshëm për dy partitë partnere në qeveri, BDI dhe LSDM.
Disa emra kanë qarkulluar në opinion, ndërsa ditëve të fundit është shtuar edhe një emër në listën e emrave të përfolur. Nga dega e BDI – së në Strugë, burime të afërta kanë shprehur dëshirën dhe kërkesën e tyre se kandidat më i përshtatshëm do të ishte Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.
Këtë, nga kjo parti e arsyetojnë se kreu i Strugës ka treguar rezultate të larta në disa palë zgjedhje e sidomos në ato të fundit lokale, ku fitoi favoritin kryesor në këtë garë, kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, raporton VOX Struga.
Merko garoi si kandidat i përbashkët i BDI-së dhe LSDM-së në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Strugë dhe u duk si eksperiment i suksesshëm pasi arriti ta fitojë garën e vështirë.
Prandaj, kandidimi i Ramiz Merkos për President Shteti do të ishte edhe një ogur i mirë për partitë në pushtet, pasi Merko shihet edhe si person i përshtatshëm edhe për qytetarët maqedonas dhe kjo mund të sjellë një fitore më të lehtë nê zgjedhje.
A do të jetë Ramiz Merko, Presidenti i Parë Shqiptar në Maqedoninë e Veriut? Këtë do ta shohim në ditët në vijim.
/VOX Struga/