HomeLajme / ВестиShpallje / Огласи

30 vjetori i Trim & Lum kurorëzohet me projektin e veçantë “Ëmbla Luxury Residence”

Kompania prestigjoze në fushën e ndërtimit dhe patundshmërisë, Trim dhe Lum nga Struga, në 30 vjetorin e themelimit të saj, sjell projektin më të veçantë në gjithë bregun e Liqenit të Ohrit.

Ëmbla Luxury Residence është e pozicionuar buzë liqenit në Strugë, tek ish-Struzhanka.

Është një objekt i kombinuar në mënyrë të përsosur, ku dy katet e para do të jenë qendër tregtare dhe hapësirë biznesi, ndërsa katet e sipërme do të jenë banesa luksoze me nivelin më të lartë të ndërtimit. Përveç këtyre, brenda këtij kompleksi do të ketë edhe hotel luksoz me spa qendër dhe pishinë në taracën e sipërme. Pishina do të jetë në dispozicion edhe të banorëve rezidentë në banesat e Ëmbla Luxury Residence.

Banesat, por edhe hoteli ofrojnë pamje magjepsëse drejt liqenit, ndërsa hapësirat afariste do t’i shtojnë ritmin zhvillimit të qytetit të Strugës në këtë pjesë.

Gjithashtu brenda kompleksit parashihet edhe restorant luksoz, kënde lojrash për fëmijë, qendër fitnesi, market e plotë befasi tjera.

Zgjidhja arkitekturore i është besuar studios Arch Concept nga Struga, ndërsa realizues do të jetë Trim & Lum.

Ëmbla Luxury Residence buzë liqenit në Strugë është fazën përfundimtare të ndërtimit, ndërsa emri i kompanisë “Trim dhe Lum” paraqet garanci për suksesin e këtij projekti unik./voxstruga.mk