your denunciation / Your applicationHomeNEWS / newsThe town / cityPeriphery / The environment

Spat between employees in Struga?!

VOX Struga mëson se në fund të javës së kaluar një konflikt fizik ka ndodhur mes të paktën dy të punësuarve në Komunën e Strugës. Në zënkë është përfshirë edhe dikush prej jashtë administratës, por familjar me një të punësuar dhe i afërt me kryetarin Merko.
Arsyeja e zënkës sipas burimit tonë ka të bëjë me mosmarrëveshje rreth legalizimeve të disa objekteve pa leje, ku dyshohet për korrupsion.
Si pasojë e kësaj zënke ka reaguar edhe Kryetari i Komunës, Ramiz Merko, i cili sipas informatave tona po i bën të pavlefshëm të gjithë komisionet e deritashme për legalizime dhe do të formojë tre komisione të reja. Në komisionet e reja, Merko do të fusë të punësuar të kohës së Ziadin Selës, apo siç u thonëata të Aleancës”. Arsyeja se pse këto komisione do ti lë në duar tëatyre të Aleancësështë se për momentin, Merko dhe bashkëpunëtorët e tij, i cilësojnë ata si pjesë e pakorruptueshme të administratës./VOX Struga/