HomeSport / sport

Set towards the title – Will Shpëtim Duro sit on the bench of Struga Trim Lum?

Struga Trim Lum after sacking Srgjan Zaharievski from office, responsible coach of the team, është në kërkim të pasardhësit të tij. Burime nga skuadra strugane thanë se emri i trajnerit të ri do të dihet brenda dy-tre ditëve të ardhshme.

Këtë e pohoi edhe drejtori sportiv Besar Isaku, pa mos përmendur asnjë emër. Por në mediumet shqiptare përflitet se trajneri i ri liderit aktual në renditjen e tabelës në kampionatin e Maqedonisë Veriut, mund të jetë Shpëtim Duro, një emër i njohur në futbollin shqiptar por edhe në futbollin e RMV-së kur dihet se në dy raste ishte trajner i ekipit të Shkëndijës.

Trajneri 63 year, i cili deri më tani ka drejtuar disa ekipe në superligën shqiptare si Partizanin e Tiranës, Besën e Kavajës, Vllazninë e Shkodrës, Skënderbeun e Korçës, Flamurtarin e Vlorës, Kukësin, Laçin dhe Egnatian, gjithashtu ka qenë edhe trajner në Dritën e Gjilanit.

Pra gjatë ditës së sotme gjithsesi se do të ketë informata më sakta për pasuesin e Zaharievskit në pankinën e Struga Trim Lum. Do të jetë ai Shpëtim Duro apo ndonjë emër tjetër.

/KlanMacedonia/