HomeSport / sport

Struga Trim & Lum goes for victory in Skopje

Në Autokomandë përballen Skopje – Struga Trim Lum

Me ndeshjet e javës së 18-të që në program janë të dielën në orën 13:00, përfundon pjesa vjeshtore e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor. Ekipi Struga Trim Lum pavarësisht epilogut me Skopjen në Autokomandë ka të siguruar epitetin Kampion vjeshtor.

Në stadiumin “Hekurana” në Lagjen e Autokomandës në Shkup, ekipi i Skopjes që pozicionohet i fundit në renditjen e tabelës është nikoqire e liderit në tabelë, Struga Trim Lum. Skuadra mysafire, në këtë takim konsiderohet favorite, por këtë duhet ta dëshmojë në terren edhe pse nuk ka dyshime pasi në radhët e veta ka Besart Ibraimin, Bunjamin Shabanin dhe të tjerë që janë në formën e duhur. Andaj çdo rezultat tjetër pos fitores së mysafirëve do të ishte befasi.